TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 12:40

Plagosi të miturin në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë në burg 18-vjeçarin dhe shokun e tij

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi të miturin në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Armir Hasaj dhe Xhorxh Çunin, të cilët akuzohen si autorët e plagosjes së 16-vjeçarit në Kamëz. Të rinjtë u arrestuan ditën e djeshme.

Ata mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke thënë se shkaku i sherrit mes tyre ishte ngacmimi i të dashurës.  

Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin.

2 të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.

vrasje arrestim policia

Lini një Përgjigje