TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 10:33

Tentoi të futej në Shqipëri, arrestohet në Morinë 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të futej në Shqipëri, arrestohet në Morinë

31-vjeçari Dorjan Hametaj është arrestuar nga policia kufitare në Morinë pasi tentoi të futej në Shqipëri ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Bëhet me dije se 31-vjeçari nga Vlora ishte pjesë e një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Vlora.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. H., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale "Pjesëmarrje në grup kriminal" dhe "Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit”, njoftoi policia.

 

dorjan hametaj arrestim morine

Lini një Përgjigje