TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2023, 17:04

Akuzohet se lejoi ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohet inspektori i IKMT Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se lejoi ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohet inspektori i

Një inspektor i IKMT Vlorë ka rënë në pranga pasi dyshimeve për shpërdorim detyre. Martin Arapin dyshohet se ka favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

32 vjeçari është me detyrë përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë. Kujtojmë që pak ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni të koduar “Mjegulla”, u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për katër punonjës të IKMT Sarandë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, për shtetasin: -Martin Arapi, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

arrestohet inspektori ikmt

Lini një Përgjigje