
32-vjeçari Fatlum Murçaj i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
I riu është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ pas akuzave se ishte pjesëtar i një bande kriminale ku sipas Kodit Penal të Italisë, parashikohet dënim deri në 20 vite burgim për këtë vepër.
Murçaj do të ekstradohet drejt Italisë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e Murçajt.
"Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”.
I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.
Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.
Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 32 vjeç.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje