TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 07:19

Aksident i rëndë në Lushnjë, furgoni përplas për vdekje një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lushnjë, furgoni përplas për
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk.

Mësohet se një mjet transporti mallrash tip furgon, ka goditur një grua rreth të 60-ve ende e paidentifikuar, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit ku është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident dushk lushnje

Lini një Përgjigje