TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 11:25

57-vjeçarja u hodh nga furgoni dhe gjeti vdekjen, policia arreston bashkëshortin e viktimës

Shkruar nga Pamfleti

57-vjeçarja u hodh nga furgoni dhe gjeti vdekjen, policia arreston

Policia ka arrestuar ditën e sotme bashkëshortin e Merushe Gjuzit, e cila një ditë më parë hapi derën e furgonit në lëvizje e sipër dhe u hodh, duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas policisë, pas hetimeve të thelluara për rastin, 68-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e saj, e cila në këto kushte, është vetë hedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia arrestim merushe gjuzi

Lini një Përgjigje