TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 10:41

Policia operacion kundër trafikut të ilaçeve, arrestohen 16 persona; mes tyre edhe farmacistë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Policia operacion kundër trafikut të ilaçeve, arrestohen 16

16 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u bë i mundur arrestimi i 16 personave që tregtonin ilaçe të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova.

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro", njoftoi policia.

Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,   Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.


Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugëtimi”.

Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

– D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim policia ilace kontrabande

Lini një Përgjigje