
Një nga të dyshuarit në dosjen e “Encrochat/SKY ECC” me 128 të pandehur, i cili ishte ende në arrati, u arrestua ditën e sotme gjatë një sërë kontrollesh shtëpish në një tjetër dosje droge.
Magjistrati federal i Belgjikës Julien Moinil e raportoi këtë të martën në gjyqin “Encrochat/SKY”. Bëhet fjalë për shqiptarin Daniel K., i cili po ashtu kërkohet në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.
32-vjeçari Daniel K. është një nga 128 të dyshuarit që aktualisht po gjykohet para gjykatës penale të Brukselit, në gjyqin më të madh të drogës të mbajtur ndonjëherë në Belgjikë. Shqiptari, i cili ka gjashtë pseudonime, duke përfshirë një identitet italian, nuk mund të arrestohej kurrë gjatë rrjedhës së hetimit.
Prandaj, gjyqtari hetues Tock lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Ai u arrestua ditën e sotme gjatë një sërë kontrollesh në shtëpi, i cili do të jetë i pranishëm në gjyq ditën e nesërme.
Nuk është ende e qartë se çfarë roli ka luajtur Daniel K. në dosjen “Encrochat/SKY”. Për momentin nuk dihen detaje të tjera për kontrollet e policisë në banesa.
Lini një Përgjigje