TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 16:01

Kush është 26-vjeçari që u arrrestua sot në Durrës, ndërmjetës i trafikut të kokainës dhe lidhja e tij me 'kokat' e drogës

Shkruar nga Pamfleti

Kush është 26-vjeçari që u arrrestua sot në

26-vjeçari Kevin Kurti u arrestua ditën e sotme në në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge.

Sipas mediave italiane i riu është gjetur nga policia shqiptare në shtëpinë e tij në Durrës.

Më herët, në nëntor të vitit 2022 u bë i mundur arrestimi i Bruno Carbone, bashkëpunëtor i trafikantit më të njohur të drogës në Duba, Raffaele Imperiale.

Ndërsa sot përfundon arratisja e Kurtit. Ai konsiderohet si një trafikant i rëndësishëm kokaine por edhe ndërmjetës i trafikut të drogës.

26-vjeçari konsiderohet “kumbari” rreth të cilit u rrotullua marrëveshja midis Simone Bartiromo, një element kryesor i organizatës dhe Sebastiano Romeo, një "furnizues" kalabrez kokaine.

Gjatë arrestimit, shqiptari nuk bëri rezistencë. Ai ndodhet në burg, në pritje të ekstradimit.

Lini një Përgjigje