
Dritan Gjika është një mik personal i Danilo Carrea, kunatit të Presidentit të Ekuadorit, i cili akuzohet se ka ndikuar në emërimin dhe ndryshimet në poste të larta në kompanitë publike më të fuqishme si ato të naftës dhe energjisë elektrike...
Autoritetet e Ekuadorit në bashkëpunim me ato spanjolle kanë nisur një operacion kundër mafies shqiptare. Sipas mediave vendase, pas 2 vite e gjysmë hetime, u arrit të goditej organizata e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra, i lidhur me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”. Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona, Málaga, Marbella and Valencia. Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuarit janë ekuadorianë, spanjollë, argjentinas, kolumbianë dhe kinezë.
Ata dyshohen për 11 ngjarje ku në Ekuador dhe vende të ndryshme europiane janë sekuestruar 2.3 ton kokainë. Gjatë operacionit në Spanjë janë sekuestruar 450 mijë euro, dollarë, 10 armë, 25 automjete, 22 prona, ora dhe celularë. Sipas mediave vendase, bosi i grupit ishte Dritan Gjika, i cili hyri në Ekuador në nëntor 2009.

Sipas hetimeve , Dritan Gjika, ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi, deri në koordinimin e shitjes në Evropë.
Dritan Gjika është hetuar prej vitesh nga policia. Emri i tij doli në çështjen León de Troya, e cila përfshin Danilo Carrera, kunatin e Presidentit Lasso, i cili dyshohet se menaxhonte poste publike, me bashkëpunimin e mikut të tij Rubén Cherres. Ky i fundit tashmë i ekzekutuar.

Nuk kishte emër më të shpeshtë në rrethin e Rubén Cherres se ai i Dritan Gjikës. Shqiptari nga Shkodra shfaqetjsi një biznesmen i madh në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës, shkruajnë mediat ekuadoriane. Por Gjika i shtrin marrëdhëniet në vendlindjen e tij me një kompani të hetuar për trafik droge.
Partneri i tij Cherres është bërë qendra e njohjeve që arrijnë në mjedisin më të afërt të presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso. Ai është një mik personal i Danilo Carrea, kunatit të Presidentit, i cili akuzohet se ka ndikuar në emërimin dhe ndryshimet në poste të larta në kompanitë publike më të fuqishme si ato të naftës dhe energjisë elektrike. Më herët mediat ekuadoriane zbuluan regjistrime audio të bisedave mes të dyve dhe me Hernán Luque Lecaro, i cili kryesonte bordin e Kompanisë Koordinuese të Kompanive Publike (EMCO) gjatë kësaj qeverie. Të dy këta persona, si Cherres, ashtu dhe Lecaro janë në arrati.

Më herët, në skemën e publikuar nga mediat e Ekuadorit, zbulohej sesi 4 anëtarë të bandës shqiptare në krye të tyre Dritan Gjika, në bashkëpunim me Ruben Cherres një prej bosëve të kokainës, kishin ushtruar ndikim për të marrë poste të larta në ministri. Cherres dhe Gjika themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, tetë prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Këto firma janë vëzhguar nga Mbikëqyrja e Kompanive për mosrespektim të rregulloreve kundër pastrimit të parave. Asnjë kompani nuk ka paguar taksa. Dhe Cherres ka kryer një pagesë maksimale prej 142 dollarësh si taksë gjatë gjithë jetës së tij. /Pamfleti
Lini një Përgjigje