TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 08:22

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në Fier; 35-vjeçari ka marrë peng edhe ish gruan

Shkruar nga Pamfleti

Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçaren Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar.

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në
35-vjeçari ka marrë peng edhe ish gruan

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën, si dhe ka marr peng ish-bashkëshorten e tij.

Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në

E gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit, sipas dëshmitarëve që kanë dëgjuar krismat.

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në

Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçare Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar.

“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftim.

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. 

 

dalin detaje nga ngjarja tronditëse në fier

Lini një Përgjigje