
Pistoleta nuk është e imja. Kështu është shprehur 30-vjeçari, Ramazan Rraja para oficerëve të policisë së Durrësit, pas arrestimit në zonën e njohur si Ura e Gjoles, ku arma iu gjet në brez.
Kjo është deklarata e vetme që ai ka dhënë para grupit hetimor, i cili e akuzon atë për pjesëmarrje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagosur Landi Muharremi, i njohur si Rrumi.
Për ngjarjen, Rraja nuk ka pranuar të flasë. Ai u shpall në kërkim së bashku me disa persona të tjerë, përfshirë Plarent Dervishajn, i cili ndodhet në Dubai.
Policia tha se 30-vjeçari nuk ishte larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë-Tiranë”.
Rraja ishte në shoqërinë e Luis Konomit, personi që shihni në këtë foto të siguruar nga Tv Klan, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. /Klan
Lini një Përgjigje