Policia e Tiranës ka bllokuar një motor, i cili dyshohet se mund të jetë mjeti që u përdor dje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Motori është parë në Tiranë dhe është thuajse identik me atë që shihet nga kamerat e sigurisë. Targat nuk janë të njëjta dhe për këtë arsye po kryhen verifikime nëse kemi të bëjmë me të njëjtin mjet apo thjesht një motor të ngjashëm.
Grupi i ekspertizës po merr shenja gishtash dhe të dhëna të tjera që mund të hedhin dritë mbi krimin e rëndë të një dite më parë.
Lini një Përgjigje