TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 13:19

Ardian Nikulaj u vra me 7 plumba brenda lokalit të tij, 3 pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti
Ardian Nikulaj u vra me 7 plumba brenda lokalit të tij, 3 pistat ku po

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt dje teksa pinte kafe në biznesin e tij, në një hotel në zonën e Shëngjinit. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes sepse në vitin 2000, që i kanë vrarë një vëlla.

Vite më parë nga fisi Palaj kanë mbetur 2 persona të vdekur. Ditën e djeshme janë bërë kontrolle në shtëpitë e fiseve Palaj por ato nuk kinë qenë në shtëpi

Pista tjetër mund të jetë në lidhje me bizneset, sepse viktima merrej me biznese, hoteleri.

Drejtori I Policisë ka bërë mbledhje me drejtues të mëdhenj, të bluve të Lezhës, për të zbardhur këtë ngjarje. Pista tjetër mund të jetë e ajo e politikës.

Nikulaj u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend.

Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.

ardian nikulaj

Lini një Përgjigje