Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Raportohet se pas krimit, autori është larguar me një motoçikletë dhe se në fshatin Gjadër ka humbur gjurmët. Policia ka marrë në pyetje familjarë të një fisi tjetër në Balldre, pasi Nikulaj ishte në hasmëri me ta, por as kjo pistë nuk e ka qartësuar objektivin e policisë.
Grupi hetimor po kryen këqyrjen e telefonit të viktimës për të parë nëse ka pasur kontakte apo telefonata, që mund të hedhin dritë mbi rrethanat e krimit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ardian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.
Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.
Lini një Përgjigje