TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 10:53

Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, dhjetëra të shoqëruar në polici; kontrolle në banesa

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, dhjetëra të shoqëruar

Ekzekutimi i ish kandidatit për deputet në zgjedhjet e 2021-shit, Ardian Nikulaj vijon të mbetet pa autor. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin, gjithashtu kanë qenë të shumtë personat e shoqëruar në komisariatin e Lezhës për të deklaruar. Janë kryer disa kontrolle banesash.

Ndërkohë janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të parë drejtimin në cilin ka lëvizur autori. Burime bëjnë me dije se autori ka vepruar i vetëm në këtë vrasje dhe është larguar në drejtim të Shkodrës, por ende nuk është e qartë dhe për hetuesit nëse është larguar nga lagjia “Nënë Tereza” për të dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër apo ka dalë nga aksi rrugor Shëngjin- Lezhë.

Mbeten kamerat e sigurisë si e vetmja provë për grupin hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

vrasja e ardian nikulajt

Lini një Përgjigje