TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 09:47

U arrestua pas kallëzimit të Noizyt, gjykata lë në arrest shtëpie reperin ‘Cllevio’     

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua pas kallëzimit të Noizyt, gjykata lë në arrest

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie Kleviol Ahmetajn, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Ndërsa një ditë më pas, Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin.

Arrestimi i Kleviol Ahmetit u bë në Rinas sapo mbërriti në Shqipëri. Më pas u dërgua në komisariatin e policisë së Durrësit, ku u mbajt në paraburgim. Një ditë më pas, në një reagim të gjatë të bërë në rrjetin e tij social facebook, Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin duke u shprehur se nuk dëshironte që askush të përfundonte i mbyllur për shkak të tij por e argumentoi këtë se kishte ta linte në dorë të ligjit, duke mos u përfshirë në përplasje më të ashpra mes tyre. Më tej në reagimin e tij ai rrëfeu edhe të gjithë historinë e përplasjeve të tij me reperin nga Lushnja.

Në kallëzimin e depozituar në polici, Noizy akuzon Ahmetin se i ka shkaktuar frikë dhe ankth pas kërcënimeve duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjarët e tij.

noizy ‘cllevio’     

Lini një Përgjigje