TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 09:28

FNSH “rrethon” Fushë-Krujën dhe Rinasin, 6 furgonë policie nisen nga Durrësi e Tirana

Shkruar nga Pamfleti

FNSH “rrethon” Fushë-Krujën dhe Rinasin, 6 furgonë

Pak orë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Ramazan Rraja me pistoletë në brez, forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkur në orët e para të ditës së sotme në aksin Rinas-Fushë Krujë.

Sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se janë mbi 6 furgonë të FNSH-së së Durrësit dhe Tiranës të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e aeroportit të Rinasit.

Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, është arrestuar ditën e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i është gjetur me vete edhe një armë zjarri.

Ndaj Ramazan Rrajës ishte lëshuar një urdhër nga SPAK për shoqërimin e detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Pas kontrollit që iu bën në banesë Rraja nuk u gjet, por u shoqërua disa kohë më vonë pasi është kthyer nga Emiratet e Bashkuara dhe, pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ramazan Raja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rrajës, është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë.

fnsh “rrethon” fushë-krujën dhe rinasin

Lini një Përgjigje