TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 10:28

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, kreu i Policisë së Shtetit shkon në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, kreu i Policisë së Shtetit

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në drejtorinë e policisë së Lezhës ka shkuar vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ardian Nikulaj (Marku) u vra dje në mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin me 7 plumba nga një pistoletë silenciator.

50-vjeçari ishte biznesmen i njohur. Ai zotëronte disa lokale e hotele dhe një kompani të prodhimeve të detit.

Në 2021 kandidoi për deputet me partinë Social demokrate. Së fundmi Nikulaj ishte anëtar i këshillit bashkiak te Lezhës.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshohet se autori ka ardhur nga Shkodra dhe pasi ka kryer vrasjen është larguar sërish drejt atij qyteti.

Autori ka vepruar i vetëm, i cili ka ardhur me një motorçikletë, me skafandër në kokë dhe jelek fosforishent. Mësohet se tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë dëshmuar për grupin hetimor se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.

Dyshohet se autori ka qëlluar me një armë zjarri pistoletë tip TT, ku ka zbrazur 7 plumba, një prej të cilave e ka zënë viktimën në ballë dhe një tjetër në trup.

 

ekzekutimi i ardian nikulajt kreu i policisë së shtetit

Lini një Përgjigje