
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka komentuar mënyrën si është kryer ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë ditën e djeshme.
Nisur dhe nga përvoja e tij, Hajdarmataj beson se autori i krimit të rëndë është profesionist.
Sipas tij nëse një person nuk ka kryer më parë vrasje, nuk mund t’i afrohet viktimës 3 metra dhe ta qëllojë për vdekje.
“Unë edhe në komentet e tjera që kam bërë, edhe nga përvoja ndoshta na krijohet bindja se ekzekutori është një njeri që mund të ketë kryer edhe ekzekutime të tjera sepse një person sado i pandjeshëm apo i ashpër të jetë nëse nuk e ka një përvojë të tjetre vrasjeje nuk është i përgatitur psikologjikisht që t’i afrohet aq pranë viktimës. Një person i tillë sado i pamëshirshëm nuk i afrohet dot viktimës 3 metra dhe të qëllojë me pistoletë ndryshe është të qëllojë nga larg me makinë.”, u shpreh Hajdarmataj.
Shtuar kësaj, ish-drejtuesi i policisë thotë se mënyra e kamuflimit nga atentatori është një gjetje ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim kohët e fundit në ngjarje të këtij lloji.
“Në aspektin e dytë, gjetja e kamuflimit e autorit të vrasjes është shumë e pikasur në aspektin e realizimit të qëllimit të tij kriminal sepse kohët e fundit jemi mësuar të shohim që kemi një makinë të djegur, dy, tre persona. Mënyrë tjetër organizimi! Besoj që të paktën dy persona kanë qenë në këtë atentat, informatori kuptohet rri larg, por ekzekutori ka gjet një mënyrë që të mos kuptohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse është shkëmbyer me një patrullë nuk u ka shkuar mendja që një person me një veshje të tillë të ketë kryer një atentat. Kjo i ka dhënë përparësi atentatorit në krahasim me policinë e Shtetit, sado e shpejtë apo e organizuar të ketë qenë ajo, gjetja e tij ka qenë e pamundur. Ka bërë një gjetje tjetër. Edhe mënyra e afrimit, një njeri me skafandër që kuptohemi të gjtha shërbimet delivery sot bëhen me kokore e motor, i shohim çdo ditë.”, tha ai në një intervistë për mediat.
Lini një Përgjigje