TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2023, 13:56

Me pistoletë në brez, publikohet fotoja e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit

Shkruar nga Pamfleti
Me pistoletë në brez, publikohet fotoja e Ramazan Rrajës në
Ramazan Rrahja në momentin e arrestimit

Është publikuar fotoja e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit.

30-vjeçari i shumëkërkuar u kap mbrëmjen e së mërkurës te Ura e Gjoles në Fushë-Krujë, gjatë një operacioni të koduar "Komploti".

Autoritetet thanë se 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk ishte larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë-Tiranë”.

Ramazan Rraja nipi i deputetit te PS, Rrahman Rraja është arrestuar për llogari të SPAK pasi dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.

Sipas burimeve, Rraja ka qënë në një lokal të zonës së bashku me një tjetër personazh të botës së krimit Louis Konomi.

Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit për kërcënimin e biznesmenit Eral Myftaraj, në Cërik. Kërcënimi u bë për llogari të Shaqir dhe Alger Alcanit që të tërhiqet nga gara për një tender, me vlerë 1 milion Euro. Rraja dhe Konomi ishin së bashku dhe kur kanë ndërhyrë policia kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga policia.

Në momentin e prangosjes Ramazan Rraja  kishte me vete edhe një pistoletë. Rraja do të dërgohet në ambietet e paraburgimit ndërkohë që do të njihet edhe me masën e sigurisë të dhënë në mungesë nga Gjykata e Posaçme. Arrestimi i tij është bërë pasi SPAK mori në dorë provat dixhitale nga drejtësia belge, franceze dhe holandeze. Ata zbarthyen aplikacionin e koduar SKY pasi gjetën serverin.

Hetuesit zbuluan komunikimet që kishin pasuar anëtarët e grupit kriminal mes tyre për të kryer ekzekutimin e ish-prokurorit Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”. Në dosjen e SPAK thuhet se ata po përgatiteshin për një atentat të dytë për Arjan Ndoj, Rrumin, dhe dy persona të tjerë.

Sipas SPAK, Rraja është marrë me organizimin e atentati ndja ish-prokurorit për llogari të Plarent Dervishajt. Përplasja mes grupeve kriminale në qytetin e Durrësit vitet e fundit po kryhet për shkak të tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit. 

Në Janar u arrestuan 5 nga 9 personat e dyshuar për këtë çështje. Ndëkohë disa javë më parë është ndaluar në Dubai edhe Dritan Shkëmbi. Plarent Dervishaj është prej kohësh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë SPAK kërkon për të dytën herë ekstradimin.

Para gjykatës 5 të prangosurit e parë për ngjarjen kanë mohuar që të kenë lidhje. SPAK pretendon se janë dokumentuar me prova veprimet që kanë kryer 9 të dyshuarit para, gjatë dhe pas atentatit të 1 Nëntorit të 2019. Në këtë ngjarje humbi jetën shoferi Andi Maloku.

ramazan rraja arrestimi

Lini një Përgjigje