
Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’ Lois Kononit, (Elton Llozhi) i cili kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftarajn për tenderin e druve.
Ishte Prokurori i çështjes, Kreshnik Ajazi e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg”.
Louis Konomi është një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj dhe familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Konomi dhe Edmir Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin e tij po biznesmeni, Eraldo Myftaraj i denoncoi në polici e cila gjatë një operacioni i vuri në pranga autorët e dyshuar.
Louis Konomi u arrestua së bashku me Ramazan Rrajën te ura e Gjoles në Fushë Krujë. Të dy këta persona të shpallur në kërkim ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur u arrestuan nga policia.
Lini një Përgjigje