
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar masat e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 6 të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Flakë në det”.
Në burg janë lënë Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë:
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Arlin Ismailukes ish-policit ne kroskotin e makinës i kanë gjetur 10 mijë euro.
Sipas dosjes së operacioni “Flakë në det” trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabis. Dyshohet se gomonia e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, e cila ishte me lëndë narkotike drejtohej nga Besnik Brokeri.
Gomonia të cilën e drejtonte Brokeri, është sekuestruar pas disa orësh ndjekje, por nga ana e policisë por brenda saj nuk është gjetur lëndë narkotike.
Lini një Përgjigje