TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 21:54

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor të moshës 56-vjeçar.

56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.

"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.

56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

aksident tirane-durres nje i plagosur

Lini një Përgjigje