TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 15:45

U përplas me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan dhe aksidentoi 3 persona, arrestohet 26-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U përplas me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan dhe

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme u përplas me një kamionçinë në aksin rrugor Peqin-Elbasan, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

policia bën me dije se në lidhje me aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Papër është arrestuar O. S., 26 vjeç, banues në Elbasan.

I riu, u përplas me një kamionçinë, me drejtues 58-vjeçarin me iniciale Sh. P., banues në Elbasan, nga ku mbetën të plagosur edhe dy personat që e shoqëronin.

Tre të aksidentuarit, janë dërguar në urgjencë dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

kamioncine peqin elbasan arrestim

Lini një Përgjigje