Dorjan Dema është lënë në burg nga Gjykata, pasi vrau me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shupenzë pas një konflikti në lokal.
Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.
Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që tek bar kafeja e më pas janë zhvendosur në shtëpi.
Kujtojmë se dy ditë më parë, autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhait të Dritan Manjanit, për t’u zënë. Ndërsa viktima Dritan Manjani i ka dalë para për të ndaluar por është qëlluar me kaçavidë.
Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari ka humbur jetën në spital pasi nuk ka mundur t'i mbijentonte plagëve të marra.
Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje.
Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital", thuhej në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje