
Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat, në lagjen ’30 Dhjetori’.
Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Eben Elezi.
Mësohet se një prej familjareve kishte harruar një tenxhere më qumësht në zjarr dhe ishte larguar për një drekë familjare.
Zjarrfikësit janë njoftuar nga banorë të pallatit, menjëherë pas ndërhyrjes është bërë e mundur edhe fikja e zjarrit. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme vetëm në kuzhinën e banesës.

Lini një Përgjigje