TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2023, 12:52

U kapën me 11 mijë doza ekstazi, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
U kapën me 11 mijë doza ekstazi, Gjykata e Tiranës lë
Të arrestuarit dhe ekstazia me marken 'Louis Vuitton'

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar “burg pa afat” për 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Masa e “arrestit me burg” është caktuar për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i “Vetvendosjes”.

Mësohet se gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

5 autorët ranë në pranga më 15 Gusht, pasi trafikonin drogën në Shqipëri nga Kosova përmes autobusëve në kohë të ndryshme. 

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.”-njoftoi policia.

Ekstazia ka gjetur përdorim të gjerë tek të rinjtë shqiptarë vitet e fundit gjatë festave ku marrin pjesë, kryesisht në fundjava dhe gjatë sezonit veror.

Lini një Përgjigje