TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 16:55

Një person u dogj brenda makinës në Llogara, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Një person u dogj brenda makinës në Llogara, publikohen pamjet
Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Nga videot e publikuara nga "Pamfleti", automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.

Një ngjarje tronditëse është shënuar pasditen e sotmee  në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht.

Nga informacionet paraprake dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.

Nga videot e publikuara nga "Pamfleti", automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.


Viktima ende nuk është identifikuar dhe nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e tij, por dyshohet të jetë i moshës 30-35 vjeç nga Berati. Targa e makinës së shkrumbuar është AA169YX.

Ndërkohë dy pistat ku hetohet, janë ajo e vetëvrasjes apo atentatit dhe më pas djegia e makinës.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë se një makinë po digjej.


Brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit”, bëri të ditur policia.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle.

Lini një Përgjigje