TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 16:20

Pjesë e bandës së Fushë-Krujës, kush është Gazmir Rraja i njohur si “Çoku”; publikohet fotoja

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e bandës së Fushë-Krujës, kush është

Emri i Gazmir Rrajës del në përgjimet e Sky Ecc, me pseudonimet “Miri” ose “ÇOKU”.

Është publikuar publikuar fotoja e Gazmir Rrajës, kushëri i Rrahman Rrajës dhe pjesë e grupit kriminal të këtij të fundit.

Rrahman Rraja është drejtuesi i një prej bandave të Fushë-Krujës me aktivitet kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike.

Emri i Gazmir Rrajës del në përgjimet e Sky Ecc, me pseudonimet “Miri” ose “ÇOKU”.

Ai ka komunikimet me Rrahman Rrajën si dhe me personazhe të tjerë si Bujar Sefa.

Gazmir Rraja interesohet për ngarkesën e bllokuar në doganë në Turqi.

Bëhet fjalë për 236kg kanabis të sekuestruara nga shtetit turk në janar të vitit 2021.

Gazmir Rraja u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë më parë pas një megaoperacioni ku u goditën disa grupe kriminale kryesisht me bazë në Fushë-Krujë.

Ditën e sotme u publikuan detaje nga dosja e SPAK, që goditi 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, mes tyre edhe të fisit Rraja, që drejtohej nga Rexhep Rraja.

Ky i fundit në bisedat me anëtarët e grupit njihej me dy pseudonime "XRI", "New Sky".

Bujar Sefaj njihej si “Venecia”, Përparim Rraja si “Caca”, Sokol Qaja njihej si “Hermano” etj.

Lini një Përgjigje