Një person u gjet i djegur brenda makinës së tij, mesditën e sotme në Llogara.
Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Llogara.
Sipas policisë, bëhet me dije se mesditën e sotme një automjet është gjetur duke u djegur në “Qafën e Llogarasë” ndërsa brenda tij është konstatuar një person.
Dyshohet se si pasojë e zjarri, ka humbur jetën shoferi i automjetit, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Nuk dihet ende nëse është vrasje apo ngjarje aksidentale, por paraprakisht dyshohet se personi është vrarë dhe më pas i është vënë flaka makinës.
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje