TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2025, 11:51

Ngjarja në Fushë-Krujë/ Djali i pronarit i shpëtoi breshërisë së plumbave, po flinte nga krahu i hotelit që u sulmua

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Fushë-Krujë/ Djali i pronarit i shpëtoi

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë zjarri në Krujë, ndërsa po hetohen dinamika dhe rrethanat.

Policia e Durrësit dhe Krujës, bashkë me Prokurorinë vendore po kryejnë veprimet proceduriale pas sulmit me breshëri plumbash ndaj biznesit lokal-hotel në Fushë-Krujë,

Plumbat nuk kanë kursyer as tavullat e duhanit nëpër tavolina, gjë që tregon se mund të kishim pasur një tragjedi të vërtetë nëse lokali do ishte i frekuentuar në ato momente.

Gjithashtu edhe fakti se në krahun nga ku plumbat depërtuan të gjitha katet e objektit, flinte edhe fjali i pronarit të biznesit.

Në një nga dhomat me pamje nga rruga po flinte djali i pronarit, ndërsa mësohet se pjesa tjetër e familjes flenin nga ana mbrapa e hotelit.

Ndërkohë, është goditur me shumë plumba si kati i parë, ashtu dhe kati i dytë, mali, rruga dhe pemët.

Lini një Përgjigje