Ish-shoferi i deputetit të zgjedhur, Arjan Ndoja, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij. Bëhet fjalë për lokalin e Mondi Vogës, në fshatin Krastë.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Halilaj, përgjatë rrugës Krujë–Fushë Krujë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një lokali, ku plumbat kanë goditur ambientet e jashtme të tij.
Ish-shoferi i deputetit të zgjedhur, Arjan Ndoja, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij. Bëhet fjalë për lokalin e Mondi Vogës, në fshatin Krastë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Krujës, të cilat po hetojnë rrethanat. Nga këqyrja paraprake janë gjetur gëzhoja pranë lokalit, ndërsa raportohet për dëme materiale.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po ushtron kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje