TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2025, 10:45

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë, dalin
Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në lokalin e Fushë- Krujës.

Siç raportohet policia dyshon se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë, dalin
Mondi Voga dhe Arjan Ndoja

Voga njihet për disa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u arrestua në vitin 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë pasi lëvizte me makinë të blinduar dhe me fenelina policie.

Ai u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e dhunuan në Durrës, ngjarje e ndodhur në Durrës në vitin 2018.

fushë- krujë të shtënat me armë zjarri

Lini një Përgjigje