TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2023, 10:32

Ngacmoi seksualisht nxënësen 14 vjeçare, lihet në burg shoferi i furgonit në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht nxënësen 14 vjeçare, lihet në burg

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Nikolin J., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeç në Përmet.

Ka qenë 14-vjeçarja, e cila i ka treguar mësueses se shoferi i furgonit e ka ngacmuar dhe madje e ka prekur edhe fizikisht.

Avokatja e shoferit ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin me pretendimin se nuk ka prova që e bëjnë fajtor Nikolin J. Por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë Nikolin J. në masën burg pa afat. Për palën mbrojtëse të shoferit ky vendim është i papranueshëm dhe kanë paralajmëruar apelimin e tij.

Nga ana tjetër, shoferi Nikolin J., para trupës gjykuese ka ‘kyçur gojën’ dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.

Rasti i ngacmimit seksual u zbulua të premten (10 nëntor), kur 14-vjeçarja bëri denoncim në Policinë e Përmetit. Mësuesja e kishte gjetur vajzën duke qarë dhe më pas ajo i ka treguar që shoferi i furgonit e ka ngacmuar seksualisht.

gjykata gjirokaster burg

Lini një Përgjigje