TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2023, 18:35

U kapën me 7.9 kilogramë kanabis në banesë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 7.9 kilogramë kanabis në banesë, arrestohen dy

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës sot pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre në fshatin Bulçesh, u gjetën 7.9 kilogramë kanabis.

Në pranga kanë rënë Saimir Aruçi 39 vjeç dhe Oltjan Aruçi 29 vjeç (vëllezër) të cxilët zotëronin lëndën narkotike.

Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh””, njofton policia.

kanabis

Lini një Përgjigje