TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2023, 10:44

Ngacmoi seksualisht të miturën, lihet në burg 59-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht të miturën, lihet në burg 59-vjeçari

Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Anesti Salën, të akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare në Pojan.

Anesti Sala ka mohuar në sallën e gjyqit se ka ngacmuar 12 vjeçaren. Ai është shprehur para trupit gjykues që nuk e njeh këtë familje.

59-vjeçari ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm, kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Konflikti shton ai ka qenë me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë e shprehur për mediat gjyshja e 12 vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59 vjeçarin, por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

burg korce ngacmim seksual e mitur

Lini një Përgjigje