TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 17:32

Arrestimi i 'baronit' shqiptar të kokainës, ish-prokurori ekuadorian: Aktiviteti kriminal i Dritan Rexhepit vazhdon ende!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i 'baronit' shqiptar të kokainës, ish-prokurori

Ish-prokurori ekuadorian, Mario Pazimo foli në lidhje me arrestimin e shumë të kërkuarit shqiptar, Dritan Rexhepi në Turqi.

Në një  intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se aktiviteti i tij i drogës do të vazhdojë dhe pse ai është në burg, pasi në mënyrë të tillë ka të ndërtuar strukturën.

Fakti që kanë qenë të dy së bashku në të njëjtin burg. Në burg ka një numër shumë të madh organizatash që mund të jenë dhe në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kjo mund të kishte sjellë dhe përplasje mes tyre. Ka 5-6 vite që krijohen përplasje në burgje. Dhe pse është arrestuar Dritan Rexhepi, grupi do të vijojë të funksionojë sepse kushtet në Ekuador, për penetrimin e këtyre organizatave kriminale janë shumë të thjeshta. Në vend përdoret dollari, ka kufij që nuk janë të mbyllur. Ti mund të ndryshosh vetëm identitetin tënd. Të gjitha këto karakteristika do të sjellin jo vetëm mafien shqiptare por një numër të lartë mafie të tjera”, tha ai.

baroni drogës rexhepi

Lini një Përgjigje