
Gjendet në plazhin e Durrësit trupi i pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar. Mësohet se kufoma është pikasur ditën e sotme nga një kalimtar i rastit në zonën e sektorit Iliria.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.
Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar gruan që u gjend e mbytur.
Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditen e sotme.
"Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje