TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2024, 16:58

Në kërkim kombëtar për trafikim emigrantësh, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim kombëtar për trafikim emigrantësh, arrestohet

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të diel nga policia e Sarandës, pasi ai prej kohësh ishte në kërkim kombëtar.

44-vjeçari dyshohet se ndihmonte klandestinët të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, kundrejt pagesës.

Ky person dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt pagesës prej 250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

"Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë një 44-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për aktivitet kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja e shtetasit E. R., 44 vjeç, banues në Gjirokastër. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt pagesës prej 250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve shtetasi E. R. iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori", njofton policia.

Lini një Përgjigje