
29 mjete lundruese janë sekuestruar nga Ksamili në Velipojë pasi lundronin jashtë vijës së lejuar, duke rrezikuar kështu sigurinë e pushuesve.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone. 21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Lini një Përgjigje