TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2024, 10:13

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia identifikon një nga autorët

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia identifikon një nga
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe vijon punën për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit Robert Gera, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

shkodër shpërthim me tritol

Lini një Përgjigje