TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 11:05

‘Çmontohet’ banda e trafikut të drogës në Francë që drejtohej nga shqiptarë, sekuestrohen 134 kg kokainë

Shkruar nga Pamfleti

‘Çmontohet’ banda e trafikut të drogës në

Pesë persona janë arrestuar në Francë ndërsa janë sekuestruar 134 kg kokainë nga policia spanjolle.

Hetimet nisën pasi shkurtin e kaluar, shërbimi doganor i Nicës kapi një automjet që transportonte 77 kg kokainë, në të cilën udhëtonte një çift që jetonte në Alicante, Spanjë. 41-vjeçari dhe partnerja e tij 37-vjeçare u akuzuan për import dhe trafik droge.

Identifikohet një rrjet kriminal shqiptar

Nga hetimet, u zbuluan disa automjete që i përkisnin një rrjeti kriminal shqiptar, dhe që kryenin udhëtime të rregullta midis Spanjës, Beneluksit, Francës dhe Italisë për të shpërndarë sasi të mëdha kokaine. Kështu, hetuesit ishin në gjendje të identifikonin një bazë në Spanjë, nga e cila vepronin drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Goditja e parë

Më 15 gusht, hetuesit kapën dy automjete në territorin francez, teksa sapo kishin kaluar kufirin spanjoll. Në pranga ranë dy meshkuj të moshës 23 dhe 48 vjeç dhe një grua 46-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.

Më pas, policia zbuloi një kasafortë në një makinë që përmbante 57.6 kg kokainë. Njëri nga të dyshuarit ka shpjeguar se këtë transport e kryente në këmbim të shlyerjes së një borxhi prej 30 mijë eurosh me një trafikant shqiptar.

Lini një Përgjigje