
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut, në Mjull Bathore, ku një 52-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet.
Në vend ngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë!
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje