
Ky është 25-vjeçari Edison Brahaj, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla.
I riu ndihmoi Esmerald Ballës që të hedhë trupin e viktimës në pus dhe nuk kallëzoi ngjarjen.
Ndaj tij rëndon akuzat "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", ndërsa në banesë i është gjetur edhe një shumë prej 145 000 lekësh.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënavlash u zbulua nga policia pas denoncimit që autori ( i biri i viktimës) bëri për zhdukjen e të atit. Pas hetimeve të kryera nga policia rezultoi se 30-vjeçari kishte vrarë babanë pas një sherri për një shumë parash dhe më pas e kishte hedhur në një pus. Pas arrestimit ai pranoi krimin dhe ka rrëfyer se nuk donte që ta vriste të atin.
Lini një Përgjigje