TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2024, 20:43

Aksident i rëndë në Pogradec, “Benzi” përplas këmbësoren; 53-vjeçarja dërgohet në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Pogradec, “Benzi” përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një makinë tip Benz me drejtues një 44-vjeçar ka përplasur një këmbësore 53-vjeçare.

53-vjeçarja mësohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që shoferi i makinës është arrestuar.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje