
Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe është arrestuar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit një ditë më parë.
Tushe u lirua nga qelia për shkak të ezaurimit të dënimit, por Apeli i dha një vit burg më tepër, dukeë bërë që ai të kthehet në qeli. Tushe në Shkallën e parë u dënua me 2.4 vite burg dhe u lirua pas ezaurimit të dënimit, ndërsa Apeli e dënoi me 3.4 vite burg dhe sot policia e ka arrestuar.
Por absurdi është se Tushe po shitet si sukses i luftës antikorrupsion, ndërsa ata që duhet të jenë në burg janë të qetë. Adriatik Llalla nuk u arrestua kurrë, ndonëse kishte një proces ndaj tij. Fatmir Mediu po ashtu është i lirë, ndonëse është marrë i pandehur. Kemi disa ish-kryebashkiakë që janë gjykuar në lirë, ndërkohë që po ashtu edhe disa gjyqtarë. Ndërkohë kemi ministra e ish-ministra që janë të zhytur deri në fyt në afera, por atyre nuk u hyn gjemb në këmbë.
Lini një Përgjigje