TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 10:09

Merrte ryshfet për ekot, arrestohet mjeku në Spitalin e Fierit; i gjenden shuma të mëdha parash në shtëpi 

Shkruar nga Pamfleti
Merrte ryshfet për ekot, arrestohet mjeku në Spitalin e Fierit; i
Gëzim Taullaj

Ndaj mjekut Gëzim Taullaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. 

Një mjek imazherist në spitalin e Fierit ëshët arrestuar nga policia pasi iu merrte ryshfet pacientëve për të kryer ekot.

Arrestimi u krye pas një hetimi 4 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Ndaj mjekut Gëzim Taullaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. 

Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Mësohet se gjatë orarit të punës, mkeju vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier. 

Policia tha se i është sekuestruar shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

"Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar "Imazheria".

I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.

Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar "Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

5 Komente

  1. P
    Popull

    Gje e flliqte, e piste, e ndyre. Kjo nuk eshte gje hic, po para Zotit o njeri si do justifikohesh? Zoti te turperofte me keq se te ka turperuar. Tu pish gjakun fukarenjve eshte krim.

    1. M
      Mali polli një mi

      U mbars mali polli një mi - BRAVOOOO e zbuluat kriminelin që disgnostikon , që shpeton jetë njerzish … Tani jemi të qetë korrupsioni mori fund ..kriminelët morën gotidjen përfundimtare - tani asnjërit nuk ja mban as të beje abuzime me tenderat koncensionet droge emrime nepotike .Tani vërtet marim frymë lirisht një vlerë më pak …

      1. K
        Kotja

        Uaaaaa sa hetime per ate qe dine gjithe shqipetaret...te gjithe mjeket marrin leke e nuk justifikojnë dot pasurite e shpenzimet. ...ska sherbim pa paguar ne spitalet shtetërore...1.2-1.6 milion paguhen mjeket...edhe piceri merr me shume drejt e drejt...ketu pra e mundura është e pamundur...

        1. K
          Kot kot

          Se mos eshte i vetmi ne fier

          1. A
            Arqile

            Ky është një pensionist të cilin spitali Fier e mban me kontratë në punë sepse nuk ka imazherist tjetër. Kryente ekografi me lekë se përndryshe atje nuk të vjen kurrë radha. Mirë bënë që e arrestuan por ku i shpie mushka këta të spitalit Fier,me pensionist do ti shërbejnë popullit këta?

            Lini një Përgjigje