
Bëhet me dije se autorët e kanë keqtrajtuar Topçiun në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
Alti Nallbati, vëllai deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbatit, është arrestuar nga blutë e Korçës mbrëmjen e sotme.
Vëllai i deputetit demokrat, së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Bëhet me dije se autorët e kanë keqtrajtuar Topçiun në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.
Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.
Trajan Çeliku nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një sherr, ku dhe mbeti i plagosur me thikë.
Kush është Alti Nallbati?
Alti Nallbati nuk është emër i panjohur për policinë. Së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan.
Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje.
Mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Bledian Nallbati tha për mediat se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin.
Për këtë ngjarje u pranga u vu Alti, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti nuk u procedua.
Kjo eshte politika e inkriminuar. Fatkeqesisht edhe pse u paralajmeruan para zgjedhjeve perseri pupulli por edhe policia e SPAK lejoi te futeshim ne politike , alabake e te “ ashtuquajtur” politikane, qe me thene te drejten qe nga fizionomia e jashme duken qe nuk e kane e kane staturen e njeriut intelektual, serioz etj ????♀️, por jane ca njerez qe kane luajtur e luajne te fortin ????♀️e gangsterin se normal , Berisha si edhe Rama, me keta njerez qe imjorancen e paditurine e kane te zhgarravitur ne surrat ( dhe sipas filozofeve, mendimtareve, pdikologeve, shkrimtareve) , keta jane njerezit me te frikshem te shoqerise , sidomos kur veshin edhe petkun e “ ligjvenesit” ????♀️????♀️…Tragjedia shqiptare vazhdon edhe sot ne shek.XXI ne politiken tone , sa te kemi kryetare partish autokrate si Beridha e Rama, qe fatkeqesisht i servirin shqiptareve horra e te forte ????♀️????♀️….Zot ruaji shqiptaret nga politika e “ inkriminuar” , ruaji nga te fortet me pushtet, po mbi te gjitha ruaji edhe nga logjika e tyre ,nga paaftesia e tyre per te zgjedhur te duhurit ne shtetin e tyre ????♀️” C’do popull ka qeverine e qeveritaret qe meriton ????????♀️”” Faik Konica