TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 10:01

Organizonin trafikun e drogës, kapen 4 shqiptarë në Francë, si u pikasën nga policia 

Shkruar nga Pamfleti

Organizonin trafikun e drogës, kapen 4 shqiptarë në Francë,

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze, pasi ishin të përfshirë në trafikun e heroinës. Sipas informacioneve katër të arrestuarit shqiptarë janë të moshave 18-vjeç deri në 53. 

Mediat franceze bëjne me dije se hetimi dhe ndjekja e tyre filloi me një informacion në lidhje me një pikë trafiku droge në lagjen Côte Perrière.

Pas mbikëqyrjes, oficerët gjetën një trafikant dhe e ndoqën deri në shtëpinë e tij. Ai u arrestua pak kohë më vonë gjatë një transaksioni në Passage de l’Isle.

Një përdorues u arrestua gjithashtu pasi bleu dy qese me heroinë për 70 euro. Policia vazhdoi të monitoronte banesën e trafikantit dhe vuri re dy burra të tjerë që po largoheshin. Ata u ndaluan dhe u arrestuan. Gjatë kontrollit të apartamentit, hetuesit zbuluan materiale paketimi, 1.5 kg heroinë në formën e blloqeve dhe qeseve, dhe 7,600 euro në para të gatshme. 

Organizonin trafikun e drogës, kapen 4 shqiptarë në Francë,

 

trafik droge

Lini një Përgjigje